Kasami: Vijojnë procedurat për shkrirjen e VLEN-it, nuk dihet kush do të jetë kryetar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se vijojnë procedurat për shkrirjen e koalicionit VLEN në parti. Se kush do të jetë kryetar i partisë ende nuk është diskutuar, ndërsa brenda javës duhet të formohet kryesia qendrore prej 23 anëtarëve, ndërsa më pas do të ketë edhe vendim për mbajtje të kongresit. Për largimin e Taravarit nga koalicioni, Kasami deklaroi që do të kërkohet nga partnerët qeveritar largimi i tij nga qeveria pasi nuk është e natyrshme që të jetë pjesë e Qeverisë, dikush që bashkëpunon me BDI-në. Për takimet e Taravarit me Ahmetin, Kasami tha se janë informuar fillimisht nga mediat.

“Unë besoj se brenda kësaj jave subjektet politike pjesë të VLEN-it duhet të sjellin vendime për emërimin apo përcaktimin e anëtarëve në Kryesinë e përbashkët prej 23 anëtarëve dhe pastaj ajo kryesi do të vazhdojë me procedurat e mëtutjeshme drejt ngritjes së shtabeve në nivel lokal dhe sigurisht edhe vendimin për ndonjë kongres përbashkues ku do të formalizohet edh subjekti i vetëm VLEN. Ne kemi pasur dyshime dhe informata më herët, para fillimit të vitit 2025, por informatën më konkrete më konkrete e kemi marrë fatkeqësisht nga mediumet, kur veçmë u bë publike dhe në një takim të përbashkët që e kemi pasur në Prishtinë edhe vetë e pranoi se ka komunikim dhe se janë dakorduar që të vazhdojnë që të takohen dhe koordinohen për aktivitetet e mëtutjeshme politike”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme