Shkeli Kodin Zgjedhor, Prokuroria dërgon në gjyq qytetarin që votoi dy herë në ‘Vendoret’ e 2022-shit

Prokuroria ka dërguar në gjyq qytetarin H.Gj., i cili akuzohet për votim të dyfishtë në zgjedhjet e pjesshme vendore të Bashkisë Lushnjë, të zhvilluara më 6 mars 2022.


I pandehuri, i cili ka votuar në dy qendra votimi në zonën e Dushkut, akuzohet për shkelje të Kodit Zgjedhor. Sipas hetimeve, ai ka votuar si komisioner i Këshillit të Qendrës së Votimit (KQV) në QV 2818, ZAZ 54, Dushk dhe më pas ka votuar një herë tjetër në QV 2817, ZAZ 54, si banor i zonës.

Aktualisht, H.Gj. po përballet me akuzat sipas nenit 58 të Kodit Zgjedhor për votim të dyfishtë.

Njoftimi:

Votoi dy herë në zgjedhjet vendore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin H.Gj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj për veprën penale ‘Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar’, parashikuar nga neni 327/a pg.1 i Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.108 të vitit 2023, në përfundim të hetimeve për këtë procedim penal, prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq, pasi u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06.03.2022, i pandehuri H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk, Bashkia Lushnjë.

Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri ka votuar herën e parë si komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk, bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk, si banor.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme