Burim Ramadani thekson se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia duhet të fillojnë bashkëpunimin konkret në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për të realizuar iniciativën e marsit 2025.
Sipas tij, tri shtetet duhet të krijojnë një strukturë koordinuese të përhershme në Prishtinë dhe të planifikojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, qendra trajnimi rajonal, dhe të forcojnë bashkëpunimin në inteligjencë dhe siguri kibernetike.
Po ashtu, duhet të ndërmarrin hapa në sigurinë civile dhe të bashkërendojnë diplomacinë e sigurisë në nivele ndërkombëtare, duke përfshirë promovimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Shkrimi i plotë
Kosova, Shqipëria e Kroacia të fillojnë konkretisht bashkëpunimin në mbrojtje
Për të filluar zbatimin konkret të iniciativës së marsit 2025 në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë saktësisht mënyrat e veprimit.
Duhet të formalizojnë bashkëpunimin përmes krijimit të një strukture koordinuese të përhershme, që do të vendosej në Prishtinë.
Duhet të planifikojnë organizimin e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake dhe krijojnë qendra trajnimi rajonal.
Duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës dhe sigurisë kibernetike.
Duhet të zgjerojnë planet në sigurinë civile, përfshirë reagimin ndaj emergjencave.
Duhet të veprojnë të bashkërenduara në diplomacinë e sigurisë në forumet ndërkombëtare, përfshirë promovimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.