Shporta arriti në dy paga e gjysmë minimale

Gazetar: Angell Dimovski

Shporta minimale sindikale arriti pothuajse tre paga minimale. Ajo rritet nga muaji në muaj, por jo për shkak të rritjes së pagave, por për shkak të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, shkruan Alsat.

Vlera e Shportës minimale sindikale për muajin prill të këtij viti është rritur për 836 denarë dhe arrin në 62.691 denarë, krahasuar me vlerën e Shportës minimale sindikale për muajin mars, e cila ishte 61.855 denarë.

“Nga vlera e Shportës minimale sindikale është evidente se masat janë të nevojshme dhe detyrimisht duhet të zgjasin për një periudhë më të gjatë kohore, por për shkak të praktikave jokorrekte tregtare të disa tregtarëve, masa e fundit e Qeverisë për kufizimin e marzheve për të paktën 10% ka pasur efekt gjysmak. E matur përmes 63 produkteve bazë ushqimore që janë pjesë e shportës minimale sindikale, në muajin mars është shënuar rënie në pjesën e ushqimeve dhe pijeve për vetëm 6,78%, por qytetarët dhe punëtorët me të drejtë reagojnë se kjo nuk mjafton, pra nuk ka efekt të dukshëm dhe se çmimet ose janë të njëjta ose janë rritur”, thonw nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

LSM pyet nëse qëllimi i shportës sindikale është të tregojë gjendjen reale dhe të bëjë presion mbi nevojën e rritjes së pagave të punëtorëve, qëllimi i shportës mesatare të qeverisë është të tregojë se nuk duhet të ketë rritje të pagave?

Ndonëse shporta e re mesatare e Qeverisë fillimisht ishte menduar të përgatitej nga sindikatat së bashku me autoritetet, ajo ende po përgatitet vetëm nga autoritetet, përkatësisht Ministritë e Ekonomisë, Bujqësisë, Financave, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Qeveria, në shportën e saj të sapokrijuar, ka vendosur që disa fruta dhe pushimet nuk meritojnë vend në shportën mesatare të konsumit – sepse sipas tyre ato konsiderohen “luks”. E njëjta pritet të publikohet në fund të këtij muaji./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme