Lutkov: Pagat për punonjësit e kulturës do të paguhen deri nesër, me një rritje mesatare prej 6%

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, njofton se deri nesër deri në ora 16:00 do të paguhen pagat e muajit mars për rreth 3000 punëtorë në institucionet kulturore.

Ai për për “Sitel” tha se vonesa është për shkak të një përllogaritjeje të re, të gjerë të pagave, për herë të parë të harmonizuar me Ministrinë e Financave dhe me kontratat kolektive, të përgjithshme dhe të veçantë. Rritja mesatare është rreth 6%.

Lutkov theksoi se kjo është zgjidhje e përhershme për problemin e kahershëm të mosbalancimit buxhetor, ku 81% e mjeteve deri më tani shkojnë për paga dhe vetëm 19% për programe.

“Tani në këtë mënyrë të pagimit të pagave përfundimisht po zgjidhet problemi katërvjeçar”, tha Lutkov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme