Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.