Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se shumica është stabile po punon për realizimin e programit, ndërsa bisedohet edhe për situatën aktuale politike. Ai tha se lëvizjet e Taravarit janë problem i tij, dhe ai vetë duhet të sqarojë para opinionit për bashkëpunimin me BDI-në. Koalicioni VLEN është i vendosur, Taravari nuk mund të jetë edhe me BDI-në edhe me VLEN-in. Mexhiti tha se po punohet intenzivisht për partinë në të cilën do te shkrihet koalicioni VLEN, ndërsa tha se mes emrave që përfliten për kryetar partie, përmendet edhe emri i tij, por se akoma nuk ka vendim lidhur me këtë çështje. /Alsat.mk