Kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski është dënuar me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimovski është dënuar me tre vjet e gjysmë burg. Gjykata Penale e dënoi Jakimovskin me një dënim të vetëm për dy veprat për të cilat ai ndiqej, ndërtimi pa leje dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare. Bëhet fjalë për një ndërtesë administrative të Pushtetit Lokal, ku ndodhet aktualisht komuna, e cila sipas vendimit do të kalojë në pronësi të shtetit. Përveç Jakimovskit, për keqpërdorim të pozitës zyrtare është dënuar edhe një ish-punonjës i komunës, i cili është dënuar me 2 vjet burgim me kusht. Të dy të pandehurit bashkërisht dhe individualisht janë përgjegjës për kompensimin e dëmit ndaj buxhetit të shtetit. Duke komentuar aktgjykimin, Jakimovski tha se ishte një fushatë politike kundër tij dhe paralajmëroi se do të ankohet në Gjykatën e Apelit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme