Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Qeveria shqiptare shpall ditë zie kombëtare 26 prillin, zbardhet vendimi

Qeveria shqiptare ka shpallur datën 26 prill si ditë zie kombëtare për të nderuar ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare.


Në këtë ditë, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të vendit.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se shpallja e kësaj dite zie bëhet “në shenjë dhimbjeje, respekti dhe mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”.

Gjithashtu, është njoftuar se të shtunën, më 26 prill, do t’i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut, një figurë e dashur dhe e nderuar për miliona besimtarë në mbarë botën.

Vendimi i qeverise:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
  1. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
  1. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
  1. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme