Samsung, telefoni që palohet vjen këtë vit?!

Telefonat e palueshëm ende konsiderohen si teknologji e së ardhmes, mirëpo Samsung mund të jetë më afër për t’i bërë realitet.

Sipas spekulimeve, kompania do të fillojë të prodhojë ‘mijëra prototipe’ në çerekun e tretë të 2017.

Samsung tashmë ka prezantuar një teknologji të ekranit të palueshëm që ka katër faza: lakimin anash, palueshmërinë, thyerjen dhe silljen.

Tashmë kemi parë disa nga këto tipare në jetën e përditshme mirëpo kompania koreane thuhet se do të sjell një prototip të një telefoni, bëjnë të ditura burimet e ndryshme mediale.

Kur të prezentohet një prototip funksional dhe merret vlerësimi nga tregu, kompania mund të vendosë nëse do të fillojë me prodhimin masiv.

Tremujori i tretë i 2017 është i shënuar në kalendar nga shumë njerëz si koha për IFA 2017, që mbahet në Berlin. Samsung zakonisht në këtë periudhë prezenton serinë Galaxy Note mirëpo kjo nuk përjashton mundësinë e shfaqjes së një telefoni të palueshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme