Kryepeshkopi i Shqipërisë Joan u nderua në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut në Vatikan, ku ai qëndronte në podium, krah patrikut Bartolomeo, klerikëve nga Antiokia, Çekia, Rusia etj.
Ranë në sy një grup i madh kardinalësh, arqipeshkësh të cilët celebronin meshën përcjellëse bashkë me Dekanin. Mes tyre binte në sy edhe Fortlumturi Joani i Kishës sonë Autoqefale Ortodokse dhe pas tij dhe Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi.
Në këtë ceremoni madhështore e mbresëlënëse, prania në tribunë e dy klerikëve shqiptarë të ortodoksisë, që bashkuan zërat e kishave më të rëndësishme botërore në nderimin e një shpirti të rrallë dhe human si ai i Papa Franceskut të pushojë në paqe. Për besimtarët ortodoksë dhe të gjithë ne është një nder dhe një shenjë e mirë.