“Dëgjova të shtënat, por…”- U qëllua me 4 plumba në kokë dhe trup, zbardhet dëshmia e bashkëjetueses së 58-vjeçarit të ekzekutuar

Është zbardhur dëshmia e bashkëjetueses së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës (27 Prill) pranë banesës së tij, në një objekt ndërtimi ku ishte punësuar.


Renato Hoxhaj
Renato Hoxhaj

Në dëshminë e dhënë për policinë, bashkëjetuesja e viktimës ka deklaruar se nuk ka dijeni që viktima të ketë pasur konflikte.

Gjithashtu ajo ka pohuar se ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri, por ka menduar se ishin fishekzjarrë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar 5 persona për të arritur tek vrasësi i 58-vjeçarit, por nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre nuk është ka dalë asnjë detaj që mund të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e krimit.

Blutë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit, i cili është filmuar teksa afrohej drejt vendit ku kreu krimin.

Raportohet se autori mbante kapele në kokë, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me shall.
Nga kamera e sigurisë, vrasësi shihet duke ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit Renato Hoxha dhe pas ekzekutimit të 58-vjeçarit ka ndjekur po të njëjtën rrugë, e cila kalon pranë kodrës së Kuzum Babasë.

Viktima është qëlluar me 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja pistolete 9 mm, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth orës 06:00 në rrugë pranë objektin të ndërtimit në lagjen “Hajro Çakërri”.

Bashkëjetuesja e viktimës ka deklaruar para hetuesve se nuk ka dijeni që 58-vjeçari të ketë pasur konflikte, ndërsa ka pohuar se ka dëgjuar të shtënat me armë, por ka menduar se ishin fishekzjarrë.

Për gjurmimin dhe identifikimin e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj policia ka sekuestruar edhe kamera të tjera sigurie në zonë, ndërsa deri tani janë shoqëruar në komisariat 5 persona, por nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre nuk është ka dalë asnjë detaj që mund të ndihmojë hetimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme