Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje dhe vrasje në tentativë, njoftojnë nga Prokuroria

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprat vrasje dhe vrasje në tentativë. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar në Haraçinë kur dy vëllezër të moshës 23 dhe 31 vjeçare me dashje dhe në mënyrë të fshehtë vranë një person dhe tentuan të vrisnin një tjetër. Të pandehurit kishin rënë dakord me palët e dëmtuara, djalin dhe të atin e tij, për t’u takuar dhe për të diskutuar një borxh të supozuar prej 7 mijë eurosh. Pasi arritën në vendin e caktuar dhe pas një debati të shkurtër, njëri nga të pandehurit nxori pistoletën dhe filloi të qëllonte drejt viktimave. Babai i plagosur vdiq nga plagët e shkaktuara ndërsa djali i tij pësoi lëndime të rënda trupore. Dy të dyshuarit janë në paraburgim. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme