Ylli brazilian, Vinicius Jr do të vazhdojë qëndrimin e tij te Reali.
Ndonëse ka kontratë deri në 2027-tën, braziliani do të nënshkruajë kontratën e tij të re, ku sipas “Marca” do të nënshkruhet në fund të këtij sezoni.
Vinicius Jr, kishte oferta tunduese nga Arabia Saudite, nga gjigantët si Al-Hilal dhe Al-Ahli, me këtë të fundit që dëshironte ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë.
Por braziliani, kishte deklaruar edhe më parë se dëshiron qëndrimin e tij te Real Madridi.
Këtë sezon Vinicius Jr, ka bërë 48 paraqitje dhe ka shënuar 20 gola dhe 14 asiste.