Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka modernizuar faqen e saj të internetit dhe ka siguruar qasje të përmirësuar në të dhëna. Sot, në punëtori me gazetarë, prezantuan faqen e re me emrin e ri www.stat.mk, me modernizimin që përmirëson ndjeshëm qasjen në të dhënat statistikore. Platforma e re lejon navigim më të lehtë, kërkim më të shpejtë dhe shfaqje më të qartë të të dhënave më të rëndësishme. Faqja ka edhe logo dhe pamje të re. /Alsat.mk