Eris Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ka dhënë dëshminë para oficerëve të policisë.
37-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e Renato Hoxhajt, krimi që tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit.
Sa i përket makinës që dyshohet se u përdor nga autori i vrasjes, Eris Mehmetaj deklaroi është i njëjtë me atë që ka në pronësi.
Ndër të tjera, Eris Mehmetaj ka shtuar se automjetin ia kishte lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar, por nuk e di se për çfarë është përdorur makina.
37-vjeçari është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës.
Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë çmontuar.