Me pankarta në duar, dhjetëra punonjës të Bankers Petroleum protestë para zyrave të kompanisë në Marinzë: Në kaq vite jemi grabitur, ja çfarë kërkojmë

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur mesditën e sotme në një protestë të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.


Me pankarta në duar, ata janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Marinzë, duke shfrytëzuar orarin e pushimit për të ngritur zërin e tyre.

Në fjalën e tij, kryetari i Sindikatës, Dritan Shahu, i ka drejtuar një thirrje të fortë kompanisë Bankers dhe drejtuesit të saj Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve. Ai ka theksuar disa nga kërkesat kryesore të tyre: ndalimin e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve, ndalimin e diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime, ndalimin e nepotizmit dhe emërimeve klienteliste, aplikimin e statusit të naftëtarit, përfshirjen e dietës ushqimore, etj.

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por drejtësi sociale, pasi në kaq vite jemi grabitur,” është shprehur Dritan Rrapushi, sekretari i Sindikatës së sektorit hidrokarbur, dega Fier.

Punonjësit u shprehën se punojnë prej vitesh në këtë kompani, por ndihen të nëpërkëmbur dhe të lënë pas dore.

Organizatorët e protestës paralajmëruan se nëse zëri i tyre nuk dëgjohet, protesta e sotme do të jetë vetëm fillimi i një serie protestash të tjera që do të përshkallëzohen në ditët në vijim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme