Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Cërrik, pasi akuzohet për vjedhjen e një televizioni dhe një kompjuteri nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike.
Shtetasi me iniciale A.M. është arrestuar për veprën penale të vjedhjes, ndërsa edhe më parë ka qenë i dënuar për “Vjedhje” dhe “Dhunë në familje”.
Po ashtu, në pranga ka rënë dhe një 46-vjeçar, i cili akuzohet për përvetësimin e kompjuterit të vjedhur.
Gjatë hetimeve, u arrestua gjithashtu shtetasi K. Z., 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.
Sipas hetimeve, bëhet me dije se A.M. dyshohet se ka vjedhur kompjuterin dhe televizorin gjatë mesnatës në një lokal që përdorej për qëllime elektorale, dhe më pas e ka shitur kompjuterin tek K.Z.
Njoftimi i policisë
Cërrik
Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.
Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.
Sekuestrohen sendet e vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:
– A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z..
Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.