Zbulohet autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi? Një dorezë gjysmë e djegur çon grupin hetimor drejt zbardhjes së ngjarjes, profili i ADN-së pritet të nxjerrë zbuluar atentatorët

Një dorezë gjysmë e djegur, e përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025, është bërë prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të zbuluar autorin e këtij krimi të rëndë.


Pas vrasjes, autori, i cili lëvizte me një motor, e ka djegur dorezën në një nga tunelet që lidh zonën e Kombinatit, duke shmangur mundësinë e gjetjes së gjurmëve të gishtërinjve në motomjetin që ai përdori. Megjithatë, në njërën nga dorezat që ishte gjysmë e djegur, u gjet një material biologjik, nga i cili është përftuar një profil ADN, i gatshëm për krahasim.

Burime pranë grupit të hetimit thanë për News 24 se është kërkuar krahasimi i këtij profili ADN-je me bazën e të dhënave të Interpolit. Nëse rezulton i përputhshëm me ndonjë nga profillet e të skeduarve për krime të tjera, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë. Po ashtu, hetuesit kanë konfirmuar se është marrë një vendim gjykate për të krahasuar këtë profil ADN-je me atë të nënës së vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë pasur konflikte me Nasufin për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të tij.

Vëllezërit janë të skeduar në Spanjë për aktivitete të trafikut të kokainës dhe prokuroria po heton për mundësinë e përfshirjes së tyre në këtë krim të rëndë.

Bujar Nasufi u ekzekutua për vdekje pranë banesës së tij, ndërsa ishte duke parkur makinën, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë. Prokuroria është duke hetuar disa pista, por e vetmja mundësi për të identifikuar ekzekutorin është kjo provë e ADN-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme