Konflikti me 5 të plagosur në Laç, policia zbardh detaje të reja: Janë shoqëruar disa persona, në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ku dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, disa persona janë qëlluar me armë.


Mes të plagosurve është edhe një shitëse ambulante që ndodhej në trotuar, së bashku me katër persona të tjerë.

Të plagosurit janë:

Angjelina Gjezaj

Amarildo Ndoj

Liridon Ismaili

Daniel Gjeloshi

Geri Bitri

Ata janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që një nga ta ndodhet në gjendje të rëndë dhe mësohet se ka hyrë në operacion.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave. Po ashtu, në ndihmë të Policisë Vendore janë dërguar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se ka qëlluar me armë, dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme