U qëlluan me armë zjarri në Laç, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

Dy nga pesë të plagosurit me armë zjarri në Laç ndodhen në kujdes intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se ata janë Arian Ndoj dhe Geri Bitri, të cilët kanë plagë në zonën e legenit.


Ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç; Liridon Ismaili 26 vjeç; Angjelina Gjezaj 58 vjeç; ndodhen gjendje shëndetësore stabel koshient, dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

DINAMIKA

Mësohet se një person i cili udhëtonte në automjet ka qëlluar në drejtim të të rinjve me kallashnikov duke lënë të plagosur 4 persona dhe një zonjë, shitëse ambulante.

Deri më tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme