Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri gjatë sherrit mes të rinjve në Laç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, ajo është nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë në gjendje kritike mbeten Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri.
Dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por stabël.