Osmani arrin në Brunei – pamje nga pritja shtetërore ushtarake në aeroport
Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Brunei ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroport.
Osmani ka nisur këtë vizitë shtetërore me ftesën e Sulltanit të Bruneit.
Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka shkruar: “Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore.
Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih!”. /Telegrafi/