Para pak ditësh Universiteti Nënë Tereza në Shkup zgjodhi rektorin e ri

Politika ka filluar të kuptojë se nuk duhet të ndërhyje tek Universitetet. “Jemi në atë rrugë”, thotë Bekim Fetaji, Rektor i ri i Universitetit Nënë Tereza i cili fliste për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në Alsat në ora 21:40.

Ai thotë se universitete kanë profesorë të niveleve ndërkombëtare si dhe studentë po aq të aftë. Sipas tij Universitet në Maqedonië e Veriut nuk dalin tek lista e Shangait sepse atje vlerësimi bëhet sipas hulumtimeve, për çka universitete nuk kanë fonde. Por sipas Bekim Fetajit, Rektorit të ri, edhe pse paradoks, në Universitetin “Nënë Tereza” ligjërohet më mirë se në Universitetin Columbia, në disa lëndë, sepse atje më shumë fokus ka tek kërkimet shkencore.

Universiteti Nënë Tereza është një nga universitetet shtetërorë në vend, zgjedhje e drejtuesit të këtij universiteti vjen edhe në kohën kur maturantët po shqyrtojnë se ku do të vijojnë studimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme