Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Po sot do të zhvillohet edhe seanca paraprake për kalim të çështjes në gjykim ose jo.
Seanca e mëparshme gjyqësore e mbajtur më 24 prill ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës u shty, pasi mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për mungesë paanësie.
Megjithatë, kërkesa u refuzua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 28 prill, duke i hapur rrugë vijimit të gjykimit nga e njëjta trupë gjyqësore.
Gjyqi ndodhet tashmë në muajin e gjashtë të zhvillimit, që nga seanca e parë paraprake më 24 tetor 2023, dhe është karakterizuar nga shtyrje të njëpasnjëshme – fillimisht për shkak të mungesës së avokatëve dhe së fundmi, përmes përpjekjes për përjashtimin e gjyqtares.
PD iu ka dërguar mesazh strukturave të saj, që në këtë orë të protestojnë përpara selisë të SPAK.
Mesazhi i PD për strukturat
“Të dashur miq. Ditën e Hënë në ora 8:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it.
Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty.
Ora 8:30 përpara selisë SKAP-it . Faleminderit.