“Fatkeqësi e madhe për familjen tonë”- Flet kushëriri i 29-vjeçarit që u zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit: Shteti të na ndihmojë, të paktën të gjejmë trupin e tij!

Kushëriri i 29-vjeçarit, i cili u zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit, ka folur për News 24.


Ai kërkon ndihmë për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri,  për të cilin nuk ka ende asnjë gjurmë.

I riu rezulton i zhdukur prej 48 orësh. I afërmi i tij tha për mediat se familjarët e të riut i banë bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë dhe të sjellë aparatura përkatëse, për të gjetur të paktën trupin e të riut.

“Arditin kam djalë daje. I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë dhe të na sjellë aparatura përkatëse, të paktën të gjejmë trupin. Është fatkeqësi për familjen tonë, shteti të na ndihmojë, të paktën të gjejmë trupin. Ju lutem, shtetit, institucioneve përkatëse që të na sjellin aparaturat. Dimë që është një kompani turke që ka aparaturë, kemi marrë vesh që ka ndodhur një rast i tillë në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin. Deri më tani janë vullnetarë, janë edhe disa ushtarë, policia është këtu, por janë njerëz si puna jonë dhe nuk besoj që ndihmojnë dot, duhen patjetër aparatura.
Duhet patjetër të ndërhyjë shtetit, terreni është i thyer, makineritë nuk hyjnë dot. Ledha ka shkuar deri në 8 km, kështu është pothuajse e pamundur.

Deri tani janë gjetur disa pjesë të copëtuara të fadromës, situata është më serioze se sa mendojmë”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme