Shoqata e Personave me Diabet kërkojnë nga institucionet të sigurojnë pompa të insulinës

Shoqata e Personave me Diabet kërkon nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisionit Kombëtar për Diabet të sigurojnë pompa të insulinës për pacientët me diabet të tipit 1.

Sipas tyre, në vend vetëm 300 pacientë kanë pompa të insulinës, që është një mjet modern për matjen e diabetit, ndërsa mijëra pacientë të tjerë me diabet të tipit 1 nuk mund të përfitojnë nga ky mjet i teknologjisë së re.

Nga Shoqata theksojnë se pompat e insulinës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për menaxhimin e diabetit dhe parandalojnë nevojat për trajtimet më të shtrenjta, dhe përdorimi i një pompe insuline nga çdo person me diabet të tipit 1 krijon vlerë në shoqëri  pasi do të mund të kryejnë të gjitha funksionet e tyre normale.

Ata kërkojnë nga institucionet kompetente që të sigurojnë kriteret minimale të pompave të insulinës përpara prokurimit publik të ardhshëm, në mënyrë që çdo person me diabet të tipit 1 të ketë qasje në teknologjitë e reja që parandalojnë çrregullimet shëndetësore./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme