“Java e epokës ka nisur”- Ilir Meta mesazh nga qelia: Optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në Facebook lidhur me javën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit.


Nga qelia, Ilir Meta, teksa kërkon votën për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” , thotë se optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado.

Postimi i plotë

Tashmë fjala “Fitore” gjëmon kudo.

Tashmë optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado.

Fundjava plot energji në Partinë e Lirisë ishte dëshmi e vrullit të pandalshëm për fitore.

Java e Epokës ka nisur.

Java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes që i takon!

Çdo orë dhe minutë të përkushtuar në rrugën drejt fitores, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme