Dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarë të tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duro, së bashku me katër zyrtarë të tjerë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO.


Të pafajshëm u shpallën gjithashtu Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali dhe ish-administratorja e njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu.

SPAK kishte kërkuar 1 vit burg për Eduard Duron, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohej se kishte licencuar një karburant pa leje. Kallëzimi ndaj tij u bë në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

  1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Vojsava Bregu, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduard Duro, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Astrit Seferkolli , për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Haxhija , për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25, të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Malo, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  6. Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën ** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen shtetit, pasi të pandehurit u deklaruan të pafajshëm sipas nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, se “fakti nuk përbën vepër penale”.
  7. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme