FOTO/ Krimi për pronën në Has, ky është personi që ekzekutoi 34-vjeçarin! Autori reagoi pas ngjarjes në rrjetet sociale: M’u desh të vrisja dikë me pistoletë për t’i…

Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i cili vrau me armë zjarri pasditen  sotme në Has 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu, pas një konflikti mes familjeve të tyre për motive pronësie.


Ylber Jaku

Pasi kreu krimin, Ylber Jaku ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me vrasjen, ku krahas fotos së tij, shkruan: “M’u desh të vrisja njërin prej tyre thjesht duke përdorur një pistoletë. Arsyeja ishte e qartë për t’u dhënë një mësim të tjerëve…!”

Mësohet se dy ditë më parë, pjesëtarë të familjes Sallahu dhunuan babanë dhe nënën e autorit. Dy prindërit e autorit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sot, 41-vjeçari ka marrë armën dhe ka vrarë 34-vjeçarin në shenjë hakmarrjeje për dhunë ndaj prindërve të tij.

Burime bëjnë me dije se konflikti për motive pronësie mes familjes Jaku dhe Sallahu vijon prej mbi 10 vitesh. Familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin

Kallëzimet janë bere nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme