Lajmërohet Arben Fetai: Unë i besoj ASH-së, dhe besoj se me vullnet të ndërsjellë mund ta gjejmë formulën për të çliruar çdo komunë shqiptare nga keqqeverisja e BDI-së

Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar me një shkrim në Facebook, pas përplasjeve mes Taravarit dhe VLEN.

Fetai shkroi se VLEN ishte një projekt i guximshëm kombëtar që dëshmoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër një të keqe të përbashkët.

Ai tha se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet besnike ndaj rrugës së saj – rrugës së Arbrit, të dinjitetit dhe guximit dhe se, me vullnet të ndërsjellë, mund ta gjejnë formulën për të çliruar çdo komunë shqiptare nga keqqeverisja e BDI-së.

“Për këtë mision do të vazhdoj të luftoj, pa i sharë ata me të cilët e sollëm ndryshimin, pa u përkulur”, shkruan Fetai. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme