Sot, Arben Taravari deklaroi se liderët e VLEN i janë lutur dhe përulur që të bashkoheshin dhe të sjellnin ndryshimin, pas të cilës reagoi Bekim Qoku.
“Po, shumë e vërtetë. Bile jo vetëm në Gostivar, por edhe në Tetovë, Shkup e Prishtinë i jemi lutur. Disa herë. Shpesh. E kemi lutur shumë, e kanë lutur shumë. Tepër shumë. . Aq shumë sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut. Ai iku nga ai dhe ruajti nderin e dinjitetin, të vetin e të anëtarëve të partisë. Ndërsa ata që mbetën, u tretën”, shkruan Bekim Qoku.
Qoku thotë se nuk e kanë lutur vetëm atëherë por edhe tash që Taravari u largua nga VLEN, duke thënë se nuk ia dolën ta shqepin nga magjepsja e Aliut.
“Herën e parë ia dolëm ta bindim t’u arratiset. Tani, herën e dytë, jo. Iku tek Aliu. Motivi i panjohur”, shkruan Qoku.