Të shtëna me armë në Shtip, një person i plagosur rëndë

Një incident i armatosur ka ndodhur në qendër të Shtipit ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. E gjithë drama u zhvillua para dëshmitarëve okularë, në një kafene-bar në shesh të Shtipit.

Vendi i ngjarjes tashmë është mbyllur, policia është aty dhe i plagosuri është transportuar me ambulancë në spital.

“Sonte rreth orës 21.30 në SPB Stip është raportuar se është qëlluar me pistoletë në një objekt hotelierie në sheshin e qytetit në Shtip, duke mbetur i plagosur një person. I plagosuri është transportuar në një spital në Shtip. Po merren masa për të gjetur personin që qëlloi dhe për të zbardhur rastin”, tha MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme