Një vajzë nga një shkollë fillore në rrethinën e Bit Pazarit, është kërcënuar nga bashkëmoshatarët

Gazetar: Zekirija Haxhiu

“25,000 euro një vajzë e mitur nga një shkollë fillore në rrethinën e Bit Pazarit, ka marrë nga shtëpia, vetëm e vetëm që t’ia jep bashkëmoshatarëve të saj nga shkolla, që këta, të mos e rrahin vëllain e saj i cili ka pasur probleme shëndetësore”, raporton Zekirija Haxhiu – Gazetar.

Rasti është denoncuar në polici. Sipas njoftimit të MPB-së 52 vjeçari, në polici ka denoncuar se vajza e tij tanimë një kohë të gjatë ka marrë kërcënime nga dy fëmijë të tjerë të shkollës. Duke dashur të mbrojë vëllain e saj më të vogël, vajza disa herë me radhë ka marrë para nga shtëpia. Nga policia nuk konfirmojnë se në cilën shkollë ka ndodhur ngjarja. Disa nga qytetarët e anketuar thonë se nevojitet kontroll më i madh nga prindërit ndërsa disa të tjerë, thonë se shkollat nuk janë mjaftueshëm të sigurta.

“Për atë që fëmija ka marrë para, fajtorë janë prindërit. Çdo prind duhet të ketë kujdes për fëmijët e tij, me të drejtë ashtu duhet, këtë e ka detyrim. Fëmija është axhami, nuk di. I gjithë faji bie mbi prindin që të mos vijë deri në situata të tilla”, tha një qytetar.

“Te prindërit më shumë se te shkolla gjithçka në rregull është.”
Çfarë duhet të ndërmerret?
“Po duhet të gjithë prindërit të merren, të shohin se ku dhe si e dërgon, çfarë bënë në shkollë. Nuk është vetëm ajt aty. E dërgon në shkollë e nuk e di se ku e dërgon.”

“Siguri nuk ka askund. Fillimisht shteti nuk është i sigurt e për shkolla të mos flasim.”
A keni nipa ose mbesa në shkolla?
“Kam nipa dhe mbesa.”
A ju kanë paraqitur ato diçka, ndonjë ngacmim ose…
“Tani për tani jo sepse i dërgoj dhe i marr vet.”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. Ngacmimet mes bashkëmoshatarëve në shkolla nuk janë edhe të rralla. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme