Ambasadori i BE vëzhgon procesin zgjedhor në Durrës: Do analizojmë çdo aspekt të zgjedhjeve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vëzhguar paraditen e sotme procesin zgjedhor në qytetin e Durrësit.


Diplomati europian tha se zgjodhën Durrësin për të mos u kufizuar vetëm në kryeqytet, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi që zhvillohet për herë të parë pas çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Erdhëm edhe në Durrës se nuk donim të vëzhgonim procesin e zgjedhjeve vetëm në kryeqytet. Kjo është hera e parë e Shqipërisë që organizohen zgjedhje që pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian,” tha Gonzato.

Ai theksoi se, edhe pse kanë besim te puna e OSBE-ODIHR, që po realizon një monitorim të gjerë në terren, prania e tyre ka për qëllim të shohin nga afër ecurinë e procesit.

“Nuk mund të flas për procesin pasi do analizojmë me kujdes çdo gjë, jo vetëm procesin e votimit, por edhe para e pas këtij procesi,” deklaroi ambasadori Gonzato.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme