Florenc Çapja kërkoi leje për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm! Ja arsyeja

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Florenc Çapjas, i cili pak ditë më parë u ekstradua nga Dubai, për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit.


Në total kanë qenë 159 kerkesa me objekt “lejim votimi”, mes të cilëve edhe i dënuari me burgim të përjetshëm.

Por, janë pranuar vetëm 137, ndërsa të tjerat janë rrëzuar, përfshirë edhe kërkesa e Florenc Çapjas, për shkak se është i dënuar për krim të organizuar.

“Prane Gjykates se Shkalles se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane jane paraqitur 159 kerkesa me objekt “lejim votimi”, nga te cilat 137 jane te pranuara.

Te gatshem per te pritur keto kerkesa kane qene gjithe gjyqtaret e Dhomes Civile te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane, me perjashtim te gjyqtareve me raport mjekesor dhe ata qe jane me leje te miratuar paraprakisht nga Kryetari”, informon Gjykata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme