Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës është mbajtur seanca për fjalët përfundimtare për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë. Vendimi pas procesit të rigjykimit do të merret më 16 maj.
Familjarët e viktimave në këtë tragjedi kërkuan që të ketë drejtësi dhe të dënohen fajtorët e vërtetë.
“Gjyqtari duhet të jetë më i ashpër, pasi nëse edhe ai e kalon pjesën e korrupsionit dhe krimit do të na djeg për së treti dhe për së katërti”, tha njëri prej familjarëve.