Doli më i votuari i PS-së, reagon Blendi Gonxhja: I padiskutueshëm dhe i palëkundur besimi i shqiptarëve tek Edi Rama për të na çuar në BE

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherësh kandidati për deputet i Partisë Socialiste, pas shpalljes së rezultateve në Vorë ku PS rezulton fituese dhe ai me një numër të lartë votash nominale, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.


Gonxhja shkruan se: “Dua të falenderoj përzemërsisht dhe me përulje çdo votues të Vorës që më ka votëbesuar thuajse në mënyrë unanime.

Jam thellësisht i gëzuar që jehona e fitores së thellë të Partisë Socialiste burimin e parë e ka në Vorë, për të mos e ndalur shpërndarjen e saj në të gjithë qarkun e më pas në gjithë Shqipërinë.

I padiskutueshëm dhe i palëkundur besimi i shqiptarëve tek Edi Rama për ta çuar në BE”, shprehet Gonxhja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme