Janë numëruar 4712 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në gjithë qarqet, teksa janë numëruar shumica e kutive në 12 qarqet e vendit.
Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 673,477 vota, ose 52.4%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me një përqindje prej 34.1% ose 437,852 vota,
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 46,906 vota, përpara PSD me 43,544 vota dhe partisë Mundësia me 38,065 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,294 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 656,266 vota – 52.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 437,852 vota – 34.1%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 46,906 vota – 3.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 43,544 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 38,065 vota – 3,0%
Lëvizja Bashkë – 18,294 vota – 1.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 16,626 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,018 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,595 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,903 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 902 vota – 0.1%