Në të dy KZAZ e Lushnjes është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.
ë KZAZ 56 ku përfshihet qyteti dhe rrethinat numërimi i 64 kutive ka përfunduar rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa në KZAZ 55 ku përfshihen njësitë administrative të bashkisë Lushnje numërimi ka përfunduar rreth orës 6 të mëngjesit.
Në këtë KZAZ në 64 qendrat e votimit votuan 17650 votues nga 43090 në lista, ku 486 vota dolën të pavlefshme.
Të pavlefshme nga bashkia e Lushnjës kanë dalë 1071 vota.
Rezultati i votave në të gjithë bashkinë Lushnjë:
- Partia Socialiste- 26 404 vota
- PD ASHM -10,594
- Shqipëria Bëhet-1804 vota
- Mundësia- 881 vota
- PSD- 190 vota