“Të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit”, PD për ngërçin e votave nga Greqia: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë ku po shqyrtohet ankimimi i Partia Socialiste e Shqipërisë”, për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.


Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike është shprehur se vendimi i KSHZH për veçimin e votave të diasporës është i duhur duke marrë parasysh problematikën që ka.

Marash Logu tha se “thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen.”

Marash Logu: PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme