Procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kamëz drejt fundit, kryeson PD me mbi 1000 vota! Si renditet PS dhe partitë e tjera

Procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kamëz është drejt fundit. Deri më tani janë numëruar 131 vota nga 133 në total, ku PD-ASHM është forcë e parë.


Screenshot_2

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e para me 21497 vota ose 44.68%.

Partia Socialiste ka dalë forcë e dytë në Kamëz me 20238 vota ose 42.06%. E treta renditet Partia Mundësia me 1463 vota ose 3.04%.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 20238 vota – 42.06 %

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 21497 vota – 44.68%

Partia Mundësia – 1463 vota – 3.04 %

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 966 vota – 2.01 %

Lëvizja Bashkë – 587 vota – 1.22 %

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1436 vota – 2.98%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 75 vota – 0.16%

Lëvizja Atdheu (LA) – 37 vota – 0.08%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 384 vota – 1.94 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 49 vota – 0.10 %

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 62 vota – 0.13 %

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme