Hetimet për abuzimet me tenderat e rrugëve, drejtori i ARRSH-së thirret sërish në SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme, 13 maj, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).


Mësohet se Gjyli po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.

Emri i Gjyliut është përmendur në kuadër të hetimeve për procedura tenderuese të dyshimta të zhvilluara nga ARRSH.

Kujtojmë se ish-drejtori i këtij institucioni, Evis Berberi, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme