Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sigurisë së fitores së mandatit të katërt qeverisës, duke marrë 83 ulëse në Parlamentin e ri të Shqipërisë.
Në një mesazh drejtuar shqiptarëve, Rama ka njoftuar se do të mbajë fjalimin e fitores mbrëmjen e sotme (14 Maj) në Sheshin Skënderbej, në orën 19:00.
Kreu i qeverisë iu drejtua shqiptarëve me fjalë mirënjohjeje, duke shkruar në rrjetet sociale: “MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”.
Kryeministri ka shprehur falenderimet e tij për mbështetjen e qytetarëve dhe ka paralajmëruar një mbrëmje festive për të festuar këtë fitore të rëndësishme.