U përplasen nga një makinë teksa po ecnin me një motomjet, humbasin jetën dajë e nip

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt.


Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 02:30, kur automjeti me drejtues 24-vjeçarin me iniciale O. C. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 23-vjeçari B. H., ndërsa pasagjer ishte 18-vjeçari O. L., të cilët ishin dajë e nip.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy të rinjtë që udhëtonin në motomjet kanë humbur jetën.

“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor ‘Shkalla e Tujanit’-Zall Dajt, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme