Aty ku s’ka zgjedhje të lira, sundon hajdutëria!

Nga Kim Mehmeti

Në Shqipëri ndodhin dukuri perverse. Si për shembull rritja e përqindjes së mbështetësve të Piktorit edhe përderisa shtohet numri i hajdutëve të burgosur të ‘Rilindjes’!?

Dhe mbase edhe nuk nevojitet ndonjë mençuri e veçantë që ta kuptosh këtë dukuri çmendurake që mbijeton vetëm nëpër vendet që i drejton dora e krimit, siç është Shqipëria e cila duke qenë shtet një partiak u bë me dy parti enveriste – me PS’në dhe PD’në.

Thjeshtë, Piktori ka votues të paguar, e ku bëjnë pjesë thuajse të gjithë ata që marrin pagë mujore nga arka e shtetit.

Nga arka të cilën Kryeministri i Shqipërisë e trajton si ta kishte thesar të trashëguar nga paraardhësit e vet.

Dhe të gjithë këtë absurdë që ndodh në Shqipëri, e mundëson edhe mendësia mbizotëruese te shqiptarët e atjeshëm se shtetin e tyre do e rregullojnë të huajt, mendësi që nuk të lejon të shohësh se hajdutët e shqiptarisë me asgjë nuk e dëmtojnë Perëndimin dhe nuk janë e keqja e të huajve, por e popullit shqiptar.

Që nuk të lejon pra të shohësh se aty ku nuk ka zgjedhje të lira, sundon hajdutëria. Dhe se aty ku sundon hajnia, jo vetëm votuesit e ‘Rilindjes’, por edhe opozitën, edhe mediat, edhe elitat, edhe dijetarët, edhe shumicën e artistëve…, i ushqen dhe i kontrollon e njëjta dorë – ajo e hajdutërisë dhe e krimit. .

Dhe tani, pas zgjedhjeve parlamentare, pasi votuan të gjithë mbështetësit e paguar të ‘Rilindjes’, të huajt do ia urojnë fitoren Piktorit.

Ndërkaq PD-ja opozitare nuk do i pranojë zgjedhjet dhe do i nisë protestat për ta rrëzuar këtë regjim, e që do zgjasin deri sa të përfundojë edhe mandati i katërt i hajdutëve të ‘Rilindjes’.

Pra, do zgjasin derisa të merr fund edhe mandati i deputetëve të përjetshëm të PD-së, të cilët shtetit nuk i dhanë asgjë, por atij ia morën të gjitha që kishte. Me çka – jo ma pakë se Piktori – kontribuuan që Shqipëria të bëhet shtet ku nuk banon ndershmëria, turpi dhe përgjegjësia, e të cilin e sundon krimi dhe hajnia. (Kim Mehmeti)/sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme