Kryeministri Hristijan Mickoski u takua sot me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Në kuadër të Samitit që u mbajt në Tiranë, Kryministri Hristijan Mickoski ka realizuar takim bilateral me kryeministrin e Britanisë Stermer. Mickoski njoftoi për marrëveshjes të partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.

“Është kënaqësi që kishim mundësi që të bisedonim në këtë takim bilateral, është me rëndësi për ne. Kemi raporte të forta mes dyja vendeve, është edhe fakti që firmosëm këtë marrëveshje ndërqeveritare. Vlerësoj se është me rëndësi të madhe dhe kjo tregon se ne do të zgjidhim shumë punë mes dy vendeve. Mundësi e mirë dhe më vjen mirë për këtë takim bilateral dhe marrëveshje bilaterale shpresoj se do të bashkëpunojmë me vendin tuaj dhe t’i thellojmë raportet tona”, deklaroi Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë.

“I nderuar kryeministër, me të vërtetë jam i lumtur që mund të bashkëpunoj me ju, dy shtetet tona mund të punojnë bashkë pasi jemi aleatë në NATO dhe me këtë marrëveshje ndërqeveritare jam i sigurt se do të kemi bashkëpunim bilateral edhe më të madh, do t’i thellojmë raportet tona dhe me këtë do të përmirësohet jo vetëm përvoja, por do të shpërndahet përvoja e Britanisë në këtë pjesë të Evropës dhe vlerësoj se Ballkani Perëndimor është vend inspirues dhe ju uroj mirëseardhje në rolin tuaj më të fuqishëm në atë pjesë të Evropës”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme