“Më tallte gjithmonë”, goditi me thikë shokun në Maliq, procedohet penalisht 14-vjeçari

Është proceduar penalisht 14-vjeçari i cili plagosi me thikë një 15-vjeçar, ditën e djeshme, më 16 maj, në fshatin Sheqeras të Maliqit.


Sipas njoftimit të policisë, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj të miturit për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në fshatin Sheqeras, Maliq, mbeti i dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar, jashtë rrezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, për veprën penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas burimeve, dy adoleshentët janë konfliktuar për motive të dobëta, dhe nuk ishte hera e parë që kishin mosmarrëveshje mes tyre. 14-vjeçari ka deklaruar se i plagosuri e ngacmonte herë pas here me fjalë, çka ka çuar në përshkallëzimin e situatës.

15-vjeçari ka marrë goditje me thikë në bark dhe në shpatull, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmia e nënës

Nëna e të miturit ka treguar për mediat se debatet mes dy adoleshentëve kanë qenë të vazhdueshme.

“Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin. Ai ka folur me familjen por prapë janë zënë sot”, ka treguar nëna e 14-vjeçarit, Çelnike Plaka, e cila shton se familja e djalit i ka thënë më herët se nuk do kenë më shqetësime, por grindjet kanë vijuar.

Sipas saj, i biri pas ngjarjes nuk ka shkuar në shtëpinë e tij, por tek gjyshja dhe me pas eshte kthyer në banesë me policinë, e cila kërkonte dhe thikën që 14-vjeçari ka përdorur.

“Nuk erdhi në shpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas. Ishte te gjyshja më pas erdhi te unë në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete tha duhet të gjejmë dhe thikën.

Ai tha ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë, ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova”, tha ajo.

Çelnike Plaka: Erdhi nga shkolla dhe tha do iki të luaj me fëmijët. Nuk e dija se isha në shpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë, por për djalin nuk e di se si është tani.

Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin. Ai ka folur me familjen por prapë janë zënë sot.

Familja na ka thënë nuk do kini asnjë grindje mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime, por prap u zunë sot. Në mëngjes djali ishte në shkollë. Rreth orës 2 do ketë qenë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shpija thjesht kur më thanë që është zënë me thika.

Ishte shumë i shqetësuar. Në atë moment erdhi dhe policia dhe thanë që duhet të gjejmë thikën. Nuk erdhi në shpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas. Ishte te gjyshja më pas erdhi te unë në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete tha duhet të gjejmë dhe thikën.

Ai tha ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë, ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova. Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka patur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thoja familjes së djalit, të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme