Goditi kryetarin e KZAZ-së, Gjykata e Tiranës cakton masën ‘arrest me burg’ për 26-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Rei Nozlli, i akuzuar për goditjen e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Kashar, gjatë procesit të numërimit të votave.


Nozlli u arrestua për veprën penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Ngjarja ndodhi më 15 maj 2025 në ambientet e KZAZ nr. 30, në momentin kur po zhvillohej numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas shpalljes së pavlefshmërisë së një vote, Nozlli dhe disa persona të tjerë reaguan me kundërshtime dhe zhurmë.

Pavarësisht kërkesës për qetësi, Rei Nozlli kaloi shiritin e sigurisë dhe goditi kryetarin e KZAZ-së, Remzi Mehmeti.

Njoftimi i Prokurorisë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi Rei Nozlli u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Mbas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese. Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasi R.N. i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme