Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha sot se Kosova çdo ditë është duke humbur në aspektin politik, diplomatik dhe atë ekonomik.
Krasniqi pas dështimit të konstituimit të Kuvendit edhe për të 17-n herë tha se ne po mbetemi një vend i izoluar.
“Hiq më larg se në Tiranë ishte mbledhja më e madhe e gjithë liderëve evropianë. Na gëzon fakti që Tirana u shndërrua në kryeqytet të Evropës, ndërsa në Kosovë deputeti Kurti si ish-kryeministër pati një takim tjetër ndërkombëtarë me disa të rinj socialist nga e mbarë bota”, tha Krasniqi.
Kryetari i PDK-së tha se ky është dallimi kur ke qeveri e cila është funksionale, e cila e respekton verdiktin qytetar dhe punon për vendin, dhe siç tha ai “kur ke një kast politike që del e para e nga ky pozicion tentojë ta bllokojë vullnetin e qytetarëve të vendit.